image Flasin nga PDK-ja për mbledhjen urgjente në orët e vona

Kosovë

Politikë/ Flasin nga PDK-ja për mbledhjen urgjente në orët e vona

news image

Partia Demokratike e Kosovës, është mbledhur urgjentisht në orët e vona të së mërkurës.

Xhevahire Izmaku nga PDK ka konfirmuar lajmin për Gazetën Sinjali, se aktualisht Kryesia e PDK-së është duke e mbajtur një takim.

E pyetur lidhur me temën se çfarë është duke u diskutuar Izmaku ka thënë se nuk ka informacion.

Ajo ka thënë se është informuar vetëm se është mbledhur Kryesia e PDK-së.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktoj edhe me anëtarë të Kryesisë së PDK-së, por të cilët e kanë mbyllur telefonin.

“Po jam e informuar se është duke u mbajtur një takim në zyret e PDK-së. Me thënë të drejtën nuk e di çfarë është duke u diskutuar sepse nuk jam anëtare e Kryesisë dhe nuk ftohem në këso mbledhjesh”, ka deklaruar Izmaku./Gazeta Sinjali/