image Flasin nga IML: Ka pasur rast kur natën e parë të martesës, gruaja është dëbuar nga shtëpia për shkak të virgjërisë

Sociale

Flasin nga IML: Ka pasur rast kur natën e parë të martesës, gruaja është dëbuar nga shtëpia për shkak të virgjërisë

news image

Bergita Curri nga Instituti i Mjekësisë Ligjore ka folur rreth abuzimit të dinjitetit të gruas, kur për shkak të virgjërisë, në natën e parë të martesës shumë burra kanë dëbuar gratë e tyre për këtë shkak.

Ajo ka thënë se ky është një zinxhir u abuzimit me dinjitetit te gruas, ku sipas saj, profesionistët shëndetësor nuk duhet të bien pre e këtyre kërkesave.

“Profesionisti shëndetësor është i thirrur të bëjë ekzaminim për shkaqe shëndetësore por asnjëherë të lëshohet në nivelin e cenimit të të drejtës së një gruaje duke u thirrur në norma tradicionale”, është shprehur Curri.

Curri ka folur që edhe në rastet e viktimave të dhunës seksuale, në shumë raste, brenga e tyre më e madhe pas ekzaminimit është që të pyesin “A jam e virgjër”.

Bergita Curri në Klan Kosova ka thënë që për shumë vajza dhe gra janë të bindura që është normale që t’i nënshtrohesh një ekzaminimi të tillë dhe të tregosh paprekshmërinë tënde pa qenë e vetëdijshme se kjo gjë cenon të drejtën e tyre për të vendosur për trupin e vet.

“Ka shumë vajza e gra që janë të bindura se është normale t’i nënshtrohesh një ekzaminimi të tillë dhe të tregosh paprekshmërinë tënde, pa qenë të vetëdijshme që ajo e cenon të drejtën e tyre për të vendosur për trupin e vet”, është shprehur Curri.

/GazetaSinjali/