image Flasin hoxhallarët që u përleshen në xhaminë e Vitisë

Siguri

Flasin hoxhallarët që u përleshen në xhaminë e Vitisë

news image

Kryetari i Bashkësisë Islame të Vitisë, Husamedin Hoxha, të martën, pas një mosmarrëveshjeje, është sulmuar nga Hoxhë Xheladin Halili.

Sulmin ndaj tij e pranoi vetë Hoxha, i cili tha se rastin e ka raportuar edhe te Bashkësia Islame e Kosovës.

Ndërsa, i dyshuari, Xheladin Halili, e mohoi të ketë kryer sulm ndaj kryetarit të BIK-ut.

“Sa i përket rastit, ka qenë vetëm një debat verbal. Përveç kësaj, kjo situatë është tejkaluar përmes disa miqve, në të njëjtën ditë”, ka thënë Hoxha për KlanKosovën.

Gjakrat mes tyre mund të jenë shuar, por këtë të enjte kryetari Husamendin Hoxha, përveç rastit të hapur, në polici dërgoi edhe një raport mjekësor lidhur me këtë ngjarje./GazetaSinjali/