image Mediat serbe: Flamuri serb vendoset në kullën e vrojtimit në Koshare

Kosovë

Mediat serbe: Flamuri serb vendoset në kullën e vrojtimit në Koshare

news image

Mediat serbe po raportojnë se flamuri serb po valon përsëri në kullën e vrojtimit, në Koshare.

Lajmi u bë publik nga mediat, por edhe në rrjetet sociale.

Kjo foto, sipas tyre, u bë disa ditë pas përvjetorit të 22-të të kësaj beteje.

Beteja e Koshares ishte njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më të suksesshme e luftës së Kosovës.

U zhvillua në prill dhe qershor të vitit 1999 në kuadër të Operacionit Shigjeta, ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ushtrisë serbe.

Në këtë betejë ushtria serbe e kishte humbur kontrollin e kufirit Kosovë – Shqipëri, gjë që shënonte një nga fitoret më të mëdha për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke i detyruar ushtarët serbë të largoheshin nga kufiri dhe duke e mundësuar kalimin e sigurt të armëve dhe vullnetarëve nga Shqipëria për në Kosovë.

Beteja e Koshares zgjati nga 9 prilli deri më 10 qershor 1999, kur edhe u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës, e cila i dha fund luftës.

Një rast i tillë pati ndodhur edhe vitin e kaluar.

Një prift serb, e kishte hequr flamurin kuqezi nga kulla. Policia e Kosovës ishte marrë më pas me rastin./Gazeta Sinjali/