Një shtëpi në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës është kapluar nga flakët, shkruan Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues i Sinjalit ka njoftuar se nga ky incident nuk ka të lënduar dhe që ende nuk dihet shkaku i zjarrit.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë për të marrë informacione shtesë në lidhje me këtë rast, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.
Do t’iu mbajmë të informuar.