image Flaka Loxha fiton medaljen e bronztë evropiane për U-23

Sporte Luftarake

Flaka Loxha fiton medaljen e bronztë evropiane për U-23

news image

Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të U-23 të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja jonë në luftën për të bronztën mundi Hasret Bozkurt të Turqisë, kategoria -57 kg.

Loxha shënoi tri fitore dhe një humbje.

Sot garuan edhe Erza Muminoviq e Laura Fazliu, të cilat u ndalën në luftën e parë.

/Gazeta Sinjali Sporti/