image Fjolla vuan nga kanceri në mëlçi, ka nevojë të ndihmohet për shërim jashtë vendit

Sociale

Fjolla vuan nga kanceri në mëlçi, ka nevojë të ndihmohet për shërim jashtë vendit

news image

Fjolla Bytyqi, 16 vjeçare nga Lipjani, është diagnostifikuar me kancer në mëlçi, kurse kostoja e trajtimit jashtë vendit është 87 mijë euro.

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” njofton se me vendim të mjekëve, Fjolla duhet urgjent të dërgohet jashtë shtetit për trajtim.

“Kostoja është e papërballueshme për neve si familje, prandaj kërkojmë ndihmën e njerëzve bamirës”, thuhet në njoftim.

Raiffeisen Bank

1501080002810406

Sanije Bytyqi-nëna

IBAN-XK05

Swift-RBKOXKPR

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve e ndihmoi Fjollën me 2000 euro dhe apelon te të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë t’i dalin në ndihmë kësaj vajze.

/GazetaSinjali/