image Fjaloset me prindërit, 13 vjeçarja nga Gjilani ikë dhe nuk kthehet në shtëpi

Siguri

Fjaloset me prindërit, 13 vjeçarja nga Gjilani ikë dhe nuk kthehet në shtëpi

news image

Një 13 vjeçare nga lagjja ‘Bregu i Djegur’ në Gjilan ka ikur mbrëmë nga shtëpia pas një mosmarrëveshje që e ka pasur me prindërit e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues për Gazetën Sinjali ka bërë të ditur se e mitura D.M. e ka lëshuar shtëpinë mbrëmë rreth orës 22:00 dhe se ende nuk është kthyer në shtëpi. Rastin në polici e ka paraqitur sot nëna, R.XH. (emër i njohur për redaksinë).

Gjithashtu ky sinjalizues i ka thënë Gazetës Sinjali se për rastin është kontaktuar prokurori shtetëror kujdestar dhe se rasti është kualifikuar si ‘person i humbur’ .

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar në lidhje me rastin./ Gazeta Sinjali/