Sot ka ndërruar jetë sekretarja e parë grua e shtetit në ShBA, Madeleine Albright, shkruan Sinjali.
Në vitin 2005 ajo zhvilloi një vizitë në Kosovë dhe mbajti fjalim para deputetëve.
“Gjatë këtyre gjashtë viteve të shkuara, ju i keni treguar botës së njerëzit e Kosovës janë ndërtimtarë të vërtetë, jo vetëm ndërtimtarë të njohur në botë për ndërtimin e shtëpive dhe ndërtesave publike, por ndërtues të institucioneve të reja.
“Kosova e ka popullatën më të re, por gjithashtu edhe shkallën më të madhe të papunësisë në Evropë. Nuk mundem e të mos pyes veten për të rinjtë që i pashë mbrëmë. A thua çfarë bëjnë ata sot? A e kanë ata arsimin që u duhet për t’u bërë të aftë të mbajnë familjet e tyre si dhe të konkurrojnë me ekonomitë tjera të botës? A do të kenë ata mundësitë që i meritojnë për të shfrytëzuar plotësisht energjinë dhe shkathtësitë e tyre?”.