Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka hyrë në histori të Superligës së Kosovës, pas triumfit me Prishtinën, transmeton Sinjali Sport.
Ramadani, i cili ka pasur një edicion fantastik me Prishtinën, ka mbajtur një fjalim para lojtarëve para ndeshjes me Gjilanin në kuadër të xhiros së 35-të të Superligës së Kosovës.
Trajneri nga Maqedonia hyri në histori të Superligës së Kosovës, duke u bërë i pari trajner që arrin të fitojë ligën me tri skuadra të ndryshme.
43 vjeçari theksoi para lojtarëve se ky titull është shumë i rëndësishëm për Prishtinën pasi mund të fitohet pas tetë vitesh, ndërkohë nuk harroi të flasë për sakrificat e të gjithë atyre njerëzve në mënyrë që Prishtina të shijojë mundësinë për titull.
Sipas Ramadanit, veçantia e këtij titulli është koha e mungesës së tij. Ai porositi lojtarët të shpërblejnë tifozët, familjarët dhe të gjithë njerëzit që shikojnë Prishtinën.
Më poshtë mund të shihni fjalimin e plotë të Ramadanit: