image Fituesi i Botërorit 2006 favorizon Francën për EURO

Futboll

Fituesi i Botërorit 2006 favorizon Francën për EURO

news image

Francesco Totti nuk ndalet kurrë. Pas udhëtimit në Holandë, ku u takua me mikun e tij Seedorf, dhe angazhimit gjatë ceremonisë së hapjes së Euro 2020, ish-kapiteni i Romës vazhdon turneun e tij evropian.

Ndalesa e radhës ishte në Moskë, ku ai dha një intervistë për mediat vendëse, duke folur për karrierën e tij me “verdhekuqtë” dhe për turneun aktual evropian.

“Mund do të shkoj në Shën Petersburg për të ndjekur ndeshjet, por ende nuk e kam vendosur se cilat do të shoh. Nuk ka rëndësi, e rëndësishme është që ne të flasim për futbollin.”

Sa i përket Kampionatit Evropian, Totti i ka idetë mjaft të qarta.

“Franca sigurisht që do të arrijë në finale, por gjithashtu shpresoj që edhe Italia do të jetë deri në fund. Nuk është hera e parë që unë vij në Moskë, por është hera e parë që mund të lëviz lirshëm. Mund të takoj Dmitry Alenichev, me të cilin kam luajtur tek Romë.

Ne kemi mbajtur marrëdhënie të mira. Te Roma askush s’e ka marrë ende numrin 10? Herët ose vonë dikush do ta bëjë, nuk vendos unë”, u shpreh Totti.

/Gazeta Sinjali Sporti/