image Fituan 60 mijë euro nga biletat e fluturimeve që s’u realizuan kurrë, arrestohen dy persona

Siguri

Fituan 60 mijë euro nga biletat e fluturimeve që s’u realizuan kurrë, arrestohen dy persona

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë marrë 60 mijë euro nga persona të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit nga Zvicra në Prishtinë dhe anasjelltas, fluturime këto që s’janë realizuar asnjëherë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, këto para janë pranuar gjatë periudhës kohore 2021-2022. Te të dyshuarit janë sekuestruar 35 mijë euro, të cilat i kishin në momentin e arrestimit.

Ndaj tyre është hapur rast për “mashtrim” dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

“Prishtinë (NN) 2021-2022 – NN. Në lidhje me rastin me 28.10.2022 janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre mjete monetare në vlerë rreth  gjashtëdhjetë mijë (60,000.00) € gjatë periudhës kohore 2021 -2022 nga persona të ndryshëm të cilët kanë rezervuar bileta të udhëtimit në relacionin Zvicër-Kosovë dhe anasjelltas, të cilat fluturime nuk janë realizuar.  Të dyshuarve u janë sekuestruar tridhjetë e pesë mijë (35,000.00) CHF të cilat i kishin në posedim në momentin e arrestimit të cilat dyshohet të jenë përfituar me vepër penale të ‘mashtrimit’. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

/GazetaSinjali/