image Fitorja e Kosovës, top-lajm në mediat botërore

Futboll

Sport/ Fitorja e Kosovës, top-lajm në mediat botërore

news image

Përfaqësuesja e Kosovës sot shënoi fitore historike në futboll kundër Çekisë.

Ndeshja që përfundoi me rezultat të ngushtë, 2:1, në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vazhdoi ecurinë e ndeshjeve pa disfatë në 15 të tilla.

E kjo fitore e jashtëzakonshme nuk kishte se si të kalonte pa u vërejtur nga mediat botërore, transmeton Sinjali.

“Reuters”, “BBC”, “Daily Mail”, kanë shkruar për fitoren historike të Kosovës, kështu duke thënë se Kosova do të udhëtojë për në Angli si kombëtarja me ecurinë më të gjatë pa humbje në Evropë.

Fitorja e sotme ndaj Çekisë, i jep Kosovës tri pikë të rëndësishme për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian./Sinjali/