image Fitorja e Francës ndaj Marokut, vritet një 14-vjeçar pas ndeshjes

Futboll

Fitorja e Francës ndaj Marokut, vritet një 14-vjeçar pas ndeshjes

news image

Një djalë 14-vjeçar është vrarë në qytetin jugor të Francës, Montpellier, menjëherë pas fitores së Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës ndaj Marokut, raporton BBC.

Autoritetet thanë se ai u godit nga një makinë pas ndeshjes dhe më pas vdiq në spital.

Imazhet në mediat sociale treguan një makinë të mbështjellë me flamur të Francës nga njerëz që më pas rrëmbyen flamurin.

“Trishtim i jashtëzakonshëm që një ngjarje sportive duhet të përfundojë në tragjedi totale”, tha deputetja vendase Nathalie Oziol, e cila shprehu simpatinë e saj me familjen e djalit.

/GazetaSinjali/