Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli mendon se ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku duhet të shkarkohet, nëse lajmi për njohjen e Kosovës nga Xhamajka nuk është i vërtetë.
Pacolli ka reaguar pas demantimit të ‘njohjes’ që Ministria e Punëve të Jashtme të Xhamajkës ia bëri Kosovës, duke thënë se Çitakut duhet t’i kërkohet llogari, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta.Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Presidenti Hashim Thaçi, përmes Twitterit njoftoi se Xhamajka e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa tha se për këtë ‘njohje’ është njoftuar nga ambasadorja Vlora Çitaku. /Gazeta Sinjali/