image Fitoi çmimin për skenarin më të mirë, bëhet hit videoja duke e fshehur Oscarin nën karrige

Ceremonia/ Fitoi çmimin për skenarin më të mirë, bëhet hit videoja duke e fshehur Oscarin nën karrige

news image

Regjisori i filmit “Jojo Rabbit”, Taika Waititi, është shndërruar në hit në rrjetet sociale, për veprimin e tij pasi e fitoi çmimin Oscar për skenarin më të mirë të adaptuar.

Brie Larson e ka xhiruar atë duke e futur statujën nën karrigen përpara tij, në mënyrë që të mos e mbante në duar.

Aktorja e ka shpërndarë videon në profilin e saj në InstaStory dhe ky xhirim është bërë një hit i madh, derisa Waititi e ka fituar simpatinë e të gjithëve.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shkruar komente të shumta duke e pëlqyer gjestin e 44-vjeçarit.

Nuk është hera e parë që ai bën veprime të këtilla në ceremonitë e Oscar. Në vitin 2004, kur ishte i nominuar për “Two Cars, One Night”, derisa lexoheshin emrat e të nominuarve, ai u shtir kinse është duke fjetur.