image Fitim Selimi niset për në Hagë me ftesë të Gjykatës Speciale

Kosovë

Intervistimi/ Fitim Selimi niset për në Hagë me ftesë të Gjykatës Speciale

news image

Fitim Selimi, me ftesë të Gjykatës Speciale ka udhëtuar sot për në Hagë. Këtë e ka bërë të ditur në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se suksesi është arritur me 1999, me triumfin e UÇK- së.

“Për të gjithë shqiptaret: Suksesi është arrijtë me 1999, me triumfin e UÇK- së! Ecim më tutje…! Ju dua shumë!”, ka shkruar Selimi.

Kurse dje përmes një postimi kërkoi mirëkuptim nga pacientët pasi ka thënë se do të mungojë deri më datë 21 shkurt.

Ai është thirrur nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit. Këtë e kishte bërë të ditur vet përmes një statusi në Facebook publikuar me 11 nëntor të vitit të kaluar.