image Finlanda në dorë të grave, kryeministrja e re emëron ministre në dikasteret më të rëndësishme

Botë

Qeveria/ Finlanda në dorë të grave, kryeministrja e re emëron ministre në dikasteret më të rëndësishme

news image

Qeveria e re e koalicionit të majtë të Finlandës ka zyrtarizuar një kabinet me shumicë gra. Qeveria e re, drejtohet nga 34-vjeçarja Sanna Marin e cila është sot kryeministrja më e re në botë ndërsa tre ministre të kabinentit janë moshatare të saj.

Marin ka zgjedhur që krah saj të ketë vajza të reja plot energji dhe me dëshirën për të sjellë ndryshimin, si iniciatore të zhvillimit dhe drejtimit të suksesshëm të vendit.

Ministritë më të rëndësishme të Finlandës do të drejtohen nga gra. Ministria e Arsimit dhe e Financës përkatësisht nga 32-vjeccare  ndërsa Ministrja e Punëve të Brendshme është një 34-vjeccare, por nuk mbaron këtu. Pasi pothuajse gjysma e parlamentareve janë gjithashtu gra.

Sanna Marin ish-ministre e Transportit nga radhët e Social-Demokratëve, u zgjodh të udhëheqë qeverinë e koalicionit të pesë partive në vend, pas dorëheqjes së Antti Rinnes.

Related image

Kryeministrja e zgjedhur tha për gazetaret javën e kaluar se ajo ka “shumë punë përpara për të rindërtuar besimin”. “Asnjëherë nuk kam menduar për moshën dhe gjininë time, mendoj për arsyet që kam hyrë në politikë dhe ato gjëra për të cilat kemi fituar besimin e elektoratit”, ka thënë ajo pas fitores.

Marin u ngrit në radhët e politikës pasi drejtoi këshillin e qytetit të saj të lindjes Tampere ne Finlande kur ishte 27 vjeç.

Së fundmi ajo ka marrë pjesë në samitin e Bashkimit Europian, ndërsa është takuar për herë të parë me udhëheqësit e BE.

Koha e ndryshimit të lidershipit vjen në një kohë të kur Finlanda, po mban presidencën e Bashkimit Europian deri në fund të vitit dhe luan rol të rëndësishëm në caktimin e një buxheti të ri për bllokun.

Për më tepër se një shekull Finlanda ka luftuar për të drejtat dhe barazinë gjinore, është vendi i parë në Europë që u dha grave të drejtën e votës në vitin 1906 po në të njëjtin vit gratë fituan të drejtën për të qenë kandidate në zgjedhje.