image Finlanda kalon në epërsi ndaj Danimarkës, realizohet goli i parë në histori të kombëtares në EURO

Futboll

Finlanda kalon në epërsi ndaj Danimarkës, realizohet goli i parë në histori të kombëtares në EURO

news image

Kombëtarja e Danimarkës ndeshjen e parë në EURO po e luan ndaj Finlandës, shkruan Sinjali Sport.

Përballja e dy përfaqësueseve nga Evropa Veriore po zhvillohet në stadiumin “Parken” të Kopenhagës.

Rezultati ka ndryshuar në këtë sfidë, në të mirë të kombëtares nordike, 0-1.

Finlanda realizoi golin e epërsisë me anë të Joel Pohjanpalo, në minutën e 60-të.

Ky ishte goli i parë për Finlandën në një Kampionat Evropian, pasi që dihet se ky është viti debutues për ta.

Danimarka dhe Finlanda bëjnë pjesë në Grupin B në EURO, së bashku me Belgjikën dhe Rusinë, që përballen sot në mbrëmje (21:00). /Gazeta Sinjali Sporti/