Kombëtarja e Danimarkës ndeshjen e parë në EURO po e luan ndaj Finlandës, shkruan Sinjali Sport.
Përballja e dy përfaqësueseve nga Evropa Veriore po zhvillohet në stadiumin “Parken” të Kopenhagës.
Rezultati ka ndryshuar në këtë sfidë, në të mirë të kombëtares nordike, 0-1.
Finlanda realizoi golin e epërsisë me anë të Joel Pohjanpalo, në minutën e 60-të.
Pohjanpalo scores, gives Finland the lead and doesn't celebrate.
— B/R Goal (@br_goal) June 12, 2021
_____________________________#DENFIN | #EURO2020 pic.twitter.com/yC3pmhwUC6
Ky ishte goli i parë për Finlandën në një Kampionat Evropian, pasi që dihet se ky është viti debutues për ta.
Danimarka dhe Finlanda bëjnë pjesë në Grupin B në EURO, së bashku me Belgjikën dhe Rusinë, që përballen sot në mbrëmje (21:00). /Gazeta Sinjali Sporti/