Finlanda dhe Suedia pritet se do t’i bashkohen NATO-s në fillim të kësaj vere, thuhet në raportin e The Times.
Rusia ka bërë një “gabim masiv strategjik”, tha gazeta, duke cituar zyrtarë amerikanë.
Zyrtarët shtuan se anëtarësimi në NATO për të dy vendet ishte “një temë bisede dhe sesionesh të shumta” gjatë bisedimeve midis ministrave të jashtëm të aleancës javën e kaluar.
Pjesë e bisedimeve ishin edhe disa përfaqësues nga Suedia dhe Finlanda.