image Finlanda debuton me fitore në Evropian

Futboll

Finlanda debuton me fitore në Evropian

news image

Finlanda debutoi për herë të parë në një Kampionat Evropian ndaj Danimarkës, shkruan Sinjali Sport.

Përballja e dy përfaqësueseve nga Evropa Veriore u zhvillua në stadiumin “Parken” të Kopenhagës.

Finlanda fitoi me rezultat 0-1, duke e bërë historinë në futbollin e saj në ditën debutuese.

Joel Pohjanpalo, në minutën e 60-të ishte heroi i bardhekaltërve.

Kjo ndeshje filloi në ora 18:00, mirëpo në minutën e 43-të u ndal, pasi mesfushori danez Christian Eriksen pësoi sulm në zemër, ku me anë të intervenimit të mjekëve shpëtoi, ku pas këtij rasti të konfirmuar, ndeshja filloi në ora 20:30.

Danimarka dhe Finlanda bëjnë pjesë në Grupin B në EURO, së bashku me Belgjikën dhe Rusinë, që po përballen momentalisht. /Gazeta Sinjali Sporti/