image Financimi i AAP-së në Kosovë – Propozim për përmirësim

Arsim

Financimi i AAP-së në Kosovë – Propozim për përmirësim

news image

Sot, projekti ALLED2 i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim, prezantoi platformen digjiitale “PlanifikoVet” në Kosovë.

Projekti ALLED2 si një ndër aktivitetet kryesore të tij ka përkrahjen e përmirësimit të Planifikimit Financiar (formulës së financimit) për shkollat e AAP-së, duke përfshirë propozimin e një formule financimi bazuar në shpenzimet për profil ose për nxënës.

Objektivi specifik i këtij propozimi është të mbështesë MASHTI – Departamentin e AAP-së në procesin e përmirësimit të planifikimit financiar (formula e financimit) për shkollat e AAP-së duke përfshirë krijimin e një formule financimi për koston e trajnimit për një profil ose kandidat. Duke mbështetur qeverisjen e mirë, ky dokument propozon një model të formulës së financimit, për të shërbyer si propozim për MASHTI dhe Qeverinë e Kosovës, në lidhje me planifikimin dhe përgatitjen e buxhetit të duhur dhe të mjaftueshëm për sistemin e AAP-së, për të ofruar arsim cilësor. Për më tepër, dokumenti propozon udhëzime përkatëse për zbatimin e formulës së propozuar të financimit.

Ministrja e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, Znj. Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, lansimi i kësaj platforme është i rëndësisë së veçantë, jo vetëm për sistemin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP), mirëpo edhe për mbarë sistemin e Arsimit Parauniversitar.

Nagavci theksoi se, sistemi i AAP luan një rol vendimtar në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të një shteti, duke qenë se është çelës i progresit teknologjik, industrializimit të shpejtë, krijimit të pasurisë dhe uljes së varfërisë.

Ministrja Nagavci vlerësoi se, një ndër projektet mbështetëse për ta zgjidhur këtë problem përmes zhvillimit të formulës financiare për financimin e shkollave profesionale është edhe projekti ALLED2 i financuar nga BE dhe bashkëfinancuar nga ADA.

Në anën tjeter Z. Ilir Kapiti, zv/ministër i Financave, Punës dhe Transfereve tha se, kjo Ministri është në bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit për t’i shtyrë proceset lidhur me financimin për avancimin e arsimit dhe aftësimit profesional.

Gjatë prezantimit të sotëm online me mbi 200 pjesëmarrës, Zëvendës Shefja e Departamentit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë Hillen Francke falënderoi Ministritë e Arsimit, Shkenës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve për angazhimin e tyre si dhe të gjithë të pranishmit për interesimin dhe bashkëpunimin e tyre të lartë që konfirmon rëndësinë e arsimit AAP në  Kosovë dhe zhvillimin e mëtejshëm të tij.

“ALLED2 është një investim i madh i BE-së me qëllim që të ndihmojë Kosovën të përmirësojë sistemin e saj arsimor dhe ta harmonizojë atë me nevojat e tregut të punës. Platforma e prezantuar sot do të ndihmojë të gjitha shkollat ​​e AAP në Kosovë që të planifikojnë dhe përgatisin më saktë planifikimin e tyre financiar dhe buxhetor.”

Qëllimi i ALLED2 është të forcojë cilësinë dhe rëndësinë e programeve të arsimit dhe trajnimit për tregun e punës dhe të mbështesë përshtatjen e kuadrit legjislativ dhe mekanizmave si parakusht për rritjen e punësueshmërisë.

Znj. Sandra Horina, udhëheqëse e Zyrës Austriake për Zhvillim në Kosovë tha se, Qeveria e Austrisë është këtu për të ndihmuar në zbatimin efektiv të këtij projekti, i cili ka për qëllim ngritjen e cilësisë në arsim.

Znj. Efka Heder, udhëheqëse e ekipes së projektit ALLED2 falenderoi të gjitha institucionet relevante që ndihmuan në zhvillimin e kësaj platforme përmes angazhimit të tyre të vazhdueshëm gjatë të gjitha punëtorive të organizuara për disa muaj në hartimin dhe finalizimin e studimit “Financimi i AAP-së në Kosovë – Propozim për Përmirësim” si dhe për kontributin e tyre në pasurimin e Platformës Digjitale “Planifiko VET” përmes komenteve dhe sygjerimeve të tyre ne vazhdimësi.

Poashtu Kordinatori për Baashkëpunim mes AAP dhe VET në projektin ALLED2, Z. Agon Dula, theksoi rëndësinë e formulës së financimit të propozuar duke shpjeguar të gjitha komponentat përbërëse të kësaj formule e cila shërben për planifikim financiar të shkollave të AAP bazuar në nevojat specifike të secilit institucion.

Dr. Edmond Hajrizi, themelues dhe rektor i Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT) ka prezentuar platformën digjitale të planifikimt financiar të AAP-së “PlanifikoVET”. Eksperti i angazhuar nga ALLED2 ka sqaruar në detaje që kjo platformë ndihmon të gjitha shkollat e AAP të llogarisin, planifikojnë dhe përgadisin planifikimin financiar dhe buxhetor për institucionet e tyre.

/GazetaSinjali/