image Financial Times e quan “goditje” ndaj BE-së takimin e Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit

Rajon

Financial Times e quan “goditje” ndaj BE-së takimin e Ramës, Vuçiqit dhe Zaevit

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen sot në Shkup, në kuadër të forumit ekonomik mes këtyre shteteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta prestigjioze britanike “Financial Times” e ka quajtur këtë takim si një karshillëk ndaj politikave anashkaluese të BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Për këtë takim, Financial Times i rikujton deklaratat e Ramës, Zaevit dhe Vuçiqit të cilët disa javë më herët thanë se BE ka dështuar në planin e zgjerimit dhe për këtë nuk ka faj Ballkani Perëndimor, duke e cilësuar këtë nismë si një ‘goditje’ ndaj BE-së.

“Vendet e përmendura kanë një progres të dukshëm në rrugën drejt BE-së dhe ky progres më shumë duket në sistemin elektoral, gjyqësor dhe reformat në ekonomi. Por, rruga e tyre drejt BE-së është tepër e rëndë”, shkruan prestigjiozja britanike.

Ky takim sipas tre liderëve cilësohet si takimi për të lehtësuar jetën e qytetarëve të tyre në tre shtete.

Po ashtu, në këtë takim pritet t’i ndërrohet edhe emri i kësaj nisme, i cili deri tani njihej si “Mini-Shengeni”./Gazeta Sinjali/