image Finalja e garës më të re evropiane mund të luhet në stadiumin "Air Albania"

Futboll

Sport/ Finalja e garës më të re evropiane mund të luhet në stadiumin “Air Albania”

news image

Stadiumi i ri “Air Albania” është një nga impiantet që kandidon për të mirëpritur në 2022 finalen e Ligës së Konferencave.

Kompeticioni i ri do të nisë prej këtij viti nga UEFA, teksa në dhjetor do të vendoset edhe stadiumi që do të mirëpres finalen.

Kështu, FSHF ka hedhur kandidaturën për të mirëpritur finalen e këtij eventi në Tiranë, teksa ka hequr dorë nga Superkupa europiane.

Federata e Futbollit, duke i dhënë përparësi organizimit të finales së një kompeticioni të ri europian në Tiranë që do të ketë një vëmendje të madhe kontinentale, ka vendosur të fokusohet në kandidaturën e saj për të sjellë në Air Albania Stadium finalen e Ligës së Konferencës (Conference League) për vitin 2022.

Duke i dhënë prioritet absolut këtij eventimenti sportiv dhe për të garantuar më shumë mundësi akordimi, FSHF ka tërhequr kandidaturën si vend kandidat për të organizuar Super Kupën Europiane. Vendimi lidhur me finalen e Ligës së Konferencës të vitit 2022, do të jepet në muajin dhjetor të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.

FSHF rikonfirmon se mbetet fuqimisht e angazhuar për të sjellë në Air Albania Stadium për sportdashësit shqiptarë dhe të huaj, evenimente sportive të nivelit të lartë, duke e futur kryeqytetin tonë në hartën e futbollit elitar europian.