image Filmi ku luan aktorja shqiptare triumfon në Festivalin e Venecias

Film

Filmi ku luan aktorja shqiptare triumfon në Festivalin e Venecias

news image

Filmi francez “L’évenement” të regjisores franko-libaneze Audrey Diëan, mbi temën dramatike të abortit të paligjshëm, ku interpreton aktorja shqiptare nga Kosova, Luana Bajrami, ka triumfuar në Festivalin e Venecias, transmeton Gazeta Sinjali.

Çmimi special i jurisë shkoi ndërkohë për filmin autobiografik “E stata la mano di Dio” i regjisorit italian Paolo Sorrentino, që si gjithmonë kishte në film aktorin e njohur Tony Servillo, protagonist i sukseseve të Sorrentinos  si “Il Divo” dhe “La grande bellezza”.

Aktori më i mirë u shpall John Arcilla me filmin “On the job” mbi korrupsionin e politikanëve dhe kompromiset e mediave.

E teksa aktorja  më e mirë u shpall “mbretëresha” Penelope Cruz, protagoniste e dy filmave në festival, por që triumfoi me filmin e mikut të saj Pedro Almodovar, “Madres parallelas” në rolin e një mamaje single. “Fitorja është e Pedros, 100%”, deklaroi aktorja spanjolle. /Gazeta Sinjali/