image Fillon zbatimi i ndalimit të udhëtimeve nga vendet europiane për në SHBA

Botë

Botë/ Fillon zbatimi i ndalimit të udhëtimeve nga vendet europiane për në SHBA

news image

Ka hyrë në fuqi vendimi për ndalimin e udhëtimit për 26 vendet europiane drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të planit të emergjencës për të trajtuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Ky vendim prej vendet që janë anëtare të zonës së udhëtimit pa kufij, ku përjashtohet Mbretëria e Bashkuar, Republika e Irlandës dhe kthimi i shtetasve amerikanë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë ditës së djeshme gjithashtu ka shpallur emergjencë kombëtare.

Aktualisht rreth 2 mijë raste janë të konfirmuara me koronavirus në SHBA, teksa raportohet se janë shënuar 43 viktima./Gazeta Sinjali/