image Fillon takimi Thaçi - Limaj

Kosovë

Politikë/ Fillon takimi Thaçi – Limaj

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famit Limaj, ka mbërritur në presidencë dhe po zhvillon takimin e paralajmëruar me presidentin Hashim Thaçi.

Para Limajt, në takim kanë qenë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe, ndërsa përmes telefonit Thaçi ka biseduar edhe me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Gjatë ditës së djeshme, presidenti Thaçi është takuar edhe me liderin e LVV-së, Albin Kurti, atë të LDK-së, Isa Mustafa, dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.

Këto takime janë në kuadër të gjetjes së zgjidhjes pas situatës së re politike ku qeveria Kurti është rrëzuar me mocion mosbesimi./Gazeta Sinjali/