Ka nisur takimi mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të cilat janë duke tentuar ta përfundojnë marrëveshjen për koalicion.
Në këtë takim që po mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, janë vetëm Isa Mustafa dhe Albin Kurti.
Ky takim është si pjesë e serive të takimeve që tashmë kanë filluar mes këtyre dy partive, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit. Nga LVV janë deklaruar se mëngjesi i së hënës duhet ta gjejë vendin me një koalicion./Gazeta Sinjali/