Ka filluar takimi i radhës mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurtit në objektin e Kuvendit të Kosovës.
Mediat në këtë takim nuk janë lejuar të marrin pjesë si zakonisht në takimet mes tyre. Në anën tjetër para takim Mustafa ka folur shkurt për takimin me Kurtin.
Ka thënë se nuk ka siguri për marrëveshje, por që do të bisedojë me Kurtin.
“Do të bisedojmë për të arritur marrëveshje nuk mund të ju garantojmë”, deklaroi shkurtimisht Mustafa. Kreu i LDK-së në takim ka shkuar me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani.
Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë takim…/Gazeta Sinjali/