Ka filluar mbledhja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, teksa mbledhja e Kryesisë së kësaj partie është paraparë të mbahet në ora 14:30.
Këto takime, po zhvillohen për mundësinë e arritjes së koalicionit bashkëqeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndërsa, në orën 15:00 sot pritet të takohen lideri i VV-së, Albin Kurti, me presidentin, Hashim Thaçi, për t’u konsultuar për mandatarin./Gazeta Sinjali/