Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, para takimit me përfaqësuesit e partive politike ka thënë që do të diskutojnë lidhur me dialogun me Serbinë, qëndrimin që duhet të ketë Kosova në këtë proces dhe për taksën.
Ai ka përsëritur qëndrimin e tij që taksa nuk duhet të hiqet deri në njohje të Kosovës nga Serbia.
Vlen të përmendet se LDK nuk iu është përgjigjur ftesës së AAK-së, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje po përfaqësohet nga Liburn Aliu.
Takimi po mbahet me dyer te mbyllura, mediat kane marrë pamje në fillim të takimit. /Gazeta Sinjali/