image Fillon takimi Borrell me përfaqësuesit e partive politike

Fillon takimi Borrell me përfaqësuesit e partive politike

news image

Ka nisur takimi në mes të liderëve të partive politike dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë Josep Borrell. Ky takim po zhvillohet në kuadër të vizitës së Borrell në Kosovë.

Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit pritet të jenë tema kryesore e kësaj vizite.

Pjesë e këtij takimi nuk është kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili në një konferencë për media tha se nuk do marrë pjesë në këtë takim si mesazh që takimi sot është i pakuptimtë në kushtet e mos ekzistencës së institucioneve të reja.

Sipas tij, duhet të merret si gjest politik dhe alarm se procesi i dialogut viteve të fundit ka degraduar nga mungesa e qëndrimit më pro-aktiv e determinues të BE-së si ndërmjetëse e këtij procesi. /Gazeta Sinjali/