image Fillon sistemi i rimbursimit të depozitave, kush kthen shishet e qelqit dhe plastike për riciklim do të paguhet

Sociale

Fillon sistemi i rimbursimit të depozitave, kush kthen shishet e qelqit dhe plastike për riciklim do të paguhet

news image

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Kosovë do të fillojë sistemi i rimbursimit të depozitave.

Ai ka bërë të ditur nga kjo do të mund të kthehen për riciklim shishet plastike, shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit.

“Sistemi i Rimbursimit të Depozitave, do të ulë ndjeshëm ndotjen nga shishet plastike, shishet e qelqit dhe kanaçet e aluminit. Ky sistem njëherësh është një mekanizëm ku konsumatorët paguajnë një depozitë për produkte si shishe plastike apo të tjera dhe pastaj e marrin këtë depozitë përsëri kur e kthejnë produktin e zbrazët”, ka thënë Aliu.

Po ashtu, është hapur  hapur zyrtarisht thirrja për Administrator të Sistemit të Rimbursimit të Depozitave (SRD-së)

Ftojmë të gjithë të interesuarit që të aplikojnë përmes vegëzës si më poshtë:

https://mmphi.rks-gov.net/News/NewsArticle?ArticleID=1248

/GazetaSinjali/