image Fillon shiu në Australi

Zjarret/ Fillon shiu në Australi

news image

Ka filluar të bie shi në New South Wales në Australi. Zjarret e mëdha ka kohë që kanë kapluar vendin dhe përpjekjet e pafund të ekipeve të shpëtimit nuk kanë ndaluar zjarret.

Qindra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre këto ditë ku temperaturat kanë arritur deri në 50 gradë Celcius. Mbi 480 milionë kafshë janë vrarë në zjarre.

Shiu ka filluar në bregdetin lindor por gjithsesi autoritetet kanë paralajmëruar se ato nuk do të zgjasin dhe se zjarret kryesore nuk do të fiken ende. /Gazeta Sinjali/