image Fillon shembja e ndërtesave të shkatërruara në Thumanë

Rajon

Pasojat e tërmetit/ Fillon shembja e ndërtesave të shkatërruara në Thumanë

news image

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Shqipëri ka nisur punën për shembjen e katër pallateve në Thumanë të cilat u shkatërruan nga tërmeti që la pas 49 të vdekur dhe rreth 900 të plagosur.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë IKMT-ja me anë të një postimi në Facebook.

“Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit pas vleresimit si te pabanueshem per shkak te demtimeve nga termeti i 26 Nentorit, ka prishur 2 pallate pese katesh ne Thumane, nderkohe qe eshte duke u prishur nje i trete dhe pas tij do te prishet edhe nje tjeter. Po ashtu grupet e ekspertimit jane duke bere vleresimet ne terren ne kete zone, rast pas rasti dhe ne momentin e vleresimit si te pabanueshem, atehere IKMT prish objektin”, njofton IKMT.


“Nje tjeter grup ekspertesh, eshte duke bere ekspertizen ne Durres ne objektet ku paraqitet rrezikshmeri me e larte dhe pastaj me rradhe sipas te dhenave paraprake. Deri tani nuk mund te flitet per nje shifer te sakte objektesh qe duhet te prishen, por numri eshte i konsiderueshem”, shton IKMT./ Gazeta Sinjali/