image Fillon seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, mbushet salla me policë

Drejtësi

Fillon seanca për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, mbushet salla me policë

news image

Ka filluar të mbahet seanca fillestare për rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, shkruan Gazeta Sinjali.

Seanca është duke u mbajtur pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, departamenti Special – krimet e rënda, teksa shihet se salla është e mbushur me policë

Pas përfundimit të kësaj seance fillestare, avokati mbrojtës do të jap deklaratë për mediet.

Në procesin, të cilin e udhëheqë Prokuroria Speciale e Kosovës, të akuzuar janë: Marko Roshiq, Nedeljko Spasojeviq, Silvana Arsoviq, Zarko Jovanoviq, Dragisha Markoviq dhe Rade Basara, ndërsa, si udhëheqës të grupit kriminal, akuzohen Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzën e parë më 2 dhjetor 2019 dhe vetëm një seancë përgatitore u mbajt më 11 shkurt të këtij viti.

Oliver Ivanoviq, më 16 janar 2018, është vrarë me gjashtë të shtëna në shpinë, para objektit të partisë së tij “Liria, Demokracia, Drejtësia” në Mitrovicën e Veriut.

Nga përfundimi i luftës në Kosovë, ai ka qenë ndër politikanët më të rëndësishëm ndërkohë që për disa vite rresht është përballur me një proces gjyqësor nën akuzat për “rolin e tij” në vrasjen e shqiptarëve nga luftës së viteve 98-99.

/GazetaSinjali/