Kuvendi i Kosovës ka nisur punimet dhe pas pak do të paraqitet në interpelancë para deputetëve, kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti, shkruan Gazeta Sinjali.
Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci theksoi se në sallë janë të pranishëm 61 deputetë, ndërsa nisën konsultat me dy grupet më të mëdha parlamentare, LDK dhe VV, e të cilat janë të vetme në sallë, pasi deputetët nga PDK nuk po marrin pjesë.
Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pritet të mbahet sipas kërkesës së tetë deputetëve të GP të LVV-së, në lidhje me shfuqizimin e Task-forcës anti-korrupsion në Policinë e Kosovës.
Hoti muajin e kaluar shfuqizoi Task-Forcën anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, pasi sipas tij ishte në kundërshtim me Kushtetutën e vendit