image Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës

Kosovë

Politikë/ Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës

news image

Ka filluar seanca e rregullt e Kuvendit të Republikës së Kosovës me 21 minuta vonesë.

Në këtë seancë pritet të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani të hënën pas mbledhjes së  Kryesisë së Kuvendit, ka njoftuar se me unanimitet të plotë në pajtim me grupet parlamentare dhe anëtarëve të kryesisë është vendosur që koalicioni LVV – LDK bashkë me minoritetet të udhëheqë 8 nga gjithsej 14 komisionet.

Legjislativi i ri deri më tani ka mbajtur vetëm dy seanca. Seanca konstituive ku është zgjedhur kryesia e Kuvendit dhe kryetari, Glauk Konjufca dhe në seancën e dytë është votuar Qeveria e Kosovës dhe është zgjedhur kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani./Gazeta Sinjali/