image Fillon protesta në Veri: Numër i madh i serbëve të mbledhur, dëgjohet edhe muzikë (VIDEO)

Politikë

Fillon protesta në Veri: Numër i madh i serbëve të mbledhur, dëgjohet edhe muzikë (VIDEO)

news image

Protesta e serbëve në sheshin Car Lazar në Mitrovicën e Veriut tashmë ka filluar dhe sipas pamjeve të publikuara shihet një numër më i madh i protestuesve, si dhe po dëgjohet edhe muzikë.

Kjo protestë vjen pasi dje pasdite Lista Serbe ka njoftuar për tërheqjen nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës.

Në këtë protestë serbët pritet t’i paraqesin tri kërkesa të tyre, që janë pezullimi i vendimit për targat, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe caktimin e një komandanti serb të policisë rajonale në veri.

Kanal10

/GazetaSinjali/