Protesta e serbëve në sheshin Car Lazar në Mitrovicën e Veriut tashmë ka filluar dhe sipas pamjeve të publikuara shihet një numër më i madh i protestuesve, si dhe po dëgjohet edhe muzikë.
Kjo protestë vjen pasi dje pasdite Lista Serbe ka njoftuar për tërheqjen nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës.
Në këtë protestë serbët pritet t’i paraqesin tri kërkesa të tyre, që janë pezullimi i vendimit për targat, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe caktimin e një komandanti serb të policisë rajonale në veri.