image Punëtorët teknikë të Spitalit të Pejës protestojnë, kërkojnë shtesat prej 300 eurove

Kosovë

Punëtorët teknikë të Spitalit të Pejës protestojnë, kërkojnë shtesat prej 300 eurove

news image

Me dhjetëra punëtorë teknikë të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës po protestojnë sot para këtij institucioni. Ata po shprehën të indinjuar për mos marrjen e shtesave prej 300 eurove, transmeton Gazeta Sinjali.

Në personelin mbështetës hynë administrata, recepsionistët, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, servirët e ushqimit, shërbimet teknike, pastruesit.

Sipas Këshillit Organizativ ata janë të diskriminuar duke mos i marrë shumën e shtesave.

Për të njëjtat arsye personeli mbështetës të cilët janë punësuar në QKUK dhe SHSKUK kanë protestuar edhe dje. /Gazeta Sinjali/