Të krahasosh një person që gjysmën e jetës ka qenë sindikalist, përfshirë edhe kohën e okupimit, Rrahman Jasharajn, me kasapin e Ballkanit, Millosheviçin, është idiotësi e llojit të vetë.
Por, ja që kështu ka bërë një anëtar i grupit #meKryeministrin, grup ky që dihet botërisht se është pro Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit në veçanti.
Përmes një postimi në grupin respektiv, është kërkuar shkarkimi i Jasharajt, ndërsa krahasuan këtë mbyllje me atë të 31 viteve më parë.
Kujtojmë se ky nuk ishte linçimi i parë ndaj kreut të SBAShK-ut i cili ditë më parë potencoi sërish faktin se nëse mësimdhënësit i thonë ta ndalë grevën, ai do ta bëjë një gjë të tillë.
Madje, Elvis Hoxha, profesor i filozofisë dhe këshilltar i Kurtit mori guximin edhe ta quajë anëtar të partisë serbe, gjë për të cilën vet Hoxha kërkoi edhe falje më vonë.
Kujtojmë, për këtë gjë ka folur edhe gazetari Berat Buzhala në njërën prej pjesëve të Ditarit, duke thënë se gjithë këto gjërat janë të orkestruara.