Ka filluar takimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa me kryetarët e degëve të kësaj partie.
Aktualisht në këtë takim janë duke marrë pjesë edhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, nënkryetari i kësaj partie Agim Veliu, si dhe Avdullah Hoti e Ismet Beqiri.
Nuk dihet ende arsyeja e këtij takimi, por një çështje që mund të diskutohet është koalicioni i mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.
Deri më tani LDK dhe VV janë pajtuar për programin qeverisës, por pengesa po është për ndarjen e posteve ministrore dhe atë të presidentit. VV kërkon që të mos diskutohet posti i presidentit, ndërsa LDK insiston që kjo çështje të sqarohet tani./Gazeta Sinjali/