Në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar mbledhja e kryesisë së partisë, e paraparë të mbahet në orën 14:00.
Pas akademisë përkujtimore dhe takimit me ambasadorin britanik Abott, kryesia e LDK-së është mbledhur të diskutojë për koalicionin me Vetëvendosjen.
“Ne e kemi mbledhjen e Kryesisë sot. Do të bisedojmë lidhur me këtë çështje. Do të mundohemi që të gjejmë rrugë për me ba marrëveshje”, ka thënë sot Mustafa.
Kjo mbledhje vjen një ditë pasi presidenti Hashim Thaçi dekretoi si mandatar për formimin e qeverisë kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti./ Gazeta Sinjali/