image Fillon konferenca për ecurinë e çështjes Thaçi e të tjerët

Drejtësi

Fillon konferenca për ecurinë e çështjes Thaçi e të tjerët

news image

Ka nisur konferenca për ecurinë e çështjes Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Kransiqi dhe Rexhep Selimi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Kjo po ndodh pas kalimit të dosjes së çështjes nga gjykatësi i procedurës paraprake te Trupi Gjykues II i cili caktoi një konferencë për ecurinë e çështjes gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Aktakuza përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar.

/GazetaSinjali/