image Fillon konferenca e tretë për ecurinë e çështjes së Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Drejtësi

Fillon konferenca e tretë për ecurinë e çështjes së Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

news image

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka filluar konferenca e tretë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, shkruan Gazeta Sinjali.

Zyra e Prokurorit të Specializuar përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me këtë konferencë ka kërkuar sërish që fillimi i gjykimit të jetë në shtator të vitit 2021.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar ka theksuar se ka adoptuar në drejtim të zbulimit të provave, një mënyrë që do të lejojë që gjyqi të fillojë në shtator 2021”, thuhet në pikën 19 të kësaj shkrese.

Kjo konferencë ka filluar në orën 11:00, por transmetimi për publikun filloi në orën 11:45./Gazeta Sinjali/