image Fillon ironizimi: Kush e gjen Albin Kurtin lajmëroni Policinë e Kosovës, fiton një post të ministrit

Kosovë

Fillon ironizimi: Kush e gjen Albin Kurtin lajmëroni Policinë e Kosovës, fiton një post të ministrit

news image

Tashmë në rrjetet sociale ka filluar tallja me ‘zhdukjen’ e Albin Kurtit, pas dy ftesave të njëpasnjëshme të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për t’u konsultuar lidhur me caktimin e seancës për formimin e qeverisë.

Një sinjalizues ka dërguar në redaksi një njoftim ironizues pas refuzimit e dy ftesave të Kurtit ndaj Thaçit.

Në përshkrim thuhet se kërkohet, Albin Kurti nga presidenti i vendit që të bëhet kryeministër. Ironizimi vazhdon duke thënë se kushdo që posedon informata ta lajmërojë Policinë e Kosovës, ndërsa shpërblimi është posti i ministrit.

Shkrimi i plotë ironizues pa ndërhyrje:

Wanted

Albin Kurti mashkull Kosovar/shqiptar, 45 vjec, 180 cm, flok te zeza,

kerkohet nga presidenti qe te behet kryeminister, nese e keni pa lajmerojeni policin me te afert.Shperblimi nje post ministri ????

Një tjetër postim ironizues në rrjetet sociale: