image Fillon intervistimi i Smajl Latifit nga hetuesit e Gjykatës Speciale

Kosovë

Drejtësi/ Fillon intervistimi i Smajl Latifit nga hetuesit e Gjykatës Speciale

news image

Ka filluar intervistimi nga hetuesit e Gjykatës Speciale ndaj ish-komandantit të UÇK-së, aktualisht kryetar i Rahovecit, Smajl Latifi.

Latifi kishte bërë publike në tetor të këtij viti ftesën nga Gjykata Speciale, ndërsa kishte qenë njëri prej komandantëve të UÇK-së në Rahovec.

Nuk dihet saktësisht se për çfarë raste do të intervistohet Latifi, ashtu siç nuk është ditur edhe për personat e tjerë të intervistuar nga Gjykata Speciale.

Kujtojmë se deri më tani komandantë të shumtë të UÇK-së janë ftuar nga Gjykata Speciale, ndërsa gjashtë ditë më parë u intervistua edhe Kadri Veseli.

Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pikërisht për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale./Gazeta Sinjali/