Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka hyrë në Dhomat e Specializuara për tu intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.
Veseli, ka udhëtuar gjatë ditës së djeshme në Hagë, ndërsa sot pritet të intervistohet nga hetuesit e Gjykatës Speciale, lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Intervista e Kadri Veselit fillimisht ishte caktuar -në fillim të këtij muaji, por që më pas ishte shtyre për 10 dhjetor, raporton Gazeta Sinjali.
Në fakt Kadri Veseli kishte mbajtur një konferencë për media kur kishte pranuar ftesën nga Gjykata Speciale. Aty ai nuk kishte treguar se a është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo në cilësinë e dëshmitarit./Gazeta Sinjali/